Flet për distancim social,Rakacolli shkel rregullat antiCovid, mbledhje private e me më shumë se dhjetë persona, pa maska dhe me zero distancë sociale

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat anti-Covid ka shkelur hapur rregullat e vendosura nga vetë ajo. Dosja.al ka mësuar se Rakacoli ka zhvilluar një takim në një ambient të mbyllur me praninë e më shumë se dhjetë personave.

Në foton e publikuar më poshtë, vihet re që shumë prej të pranishmëve në sallë, nuk kanë vendosur as maskat për mbrojtjen ndaj Covid-19, gjë që tashmë është e detyrueshme në vendin tonë.Dhe kushdo që e shkel këtë rregull, gjobitet me tre mijë lekë të reja. I pranishëm në mbledhje shihet edhe Ervin Bushati, kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, duke nxjerrë kështu hapur edhe arsyen që i bëri bashkë këta persona në një sallë, fushata.

Por, Bushati e ka vendosur maskën. Po, për Rakacollin që ka shkelur të gjitha masat, maskën, distancimin social e grumbullimin në ambiente të mbyllura, çfarë masash do të merren?

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur