“Ka bërë mirë dhe keq”, Sinan Idrizi bën enigmatikun për trajnerin e ri të Flamurtarit: Zgjidhet brenda javës…

Flamurtari

Flamurtari do ta ketë trajnerin e ri brenda kësaj jave. Rrethi është ngushtuar dhe tashmë në garë janë katër kandidatë, dy shqiptarë dhe dy të huaj. Sinan Idrizi konfirmon se kandidatët janë njerëz seriozë dhe se emri që do të përzgjidhet, do të jetë i dashur për tifozët.

Kreu i klubit thekson se po punohet për të konkluduar gjithçka, por pa nxitim. “Për trajnerin do të kemi zhvillime këtë javë patjetër. Ai që do të vijë, do të jetë një emër i dashur. Një emër që ka bërë mirë dhe kaq. Nuk po nxitohemi, por jemi drejt konkludimit. Me ata që po negociojmë, janë të gjithë njerëz seriozë. Janë të qartë për atë çfarë ne kërkojmë. Në listë janë dy të huaj dhe dy shqiptarë.” Deklaroi fillimisht Idrizi.

Sinan Idrizi deklaron se do të rrisë cilësinë e kampionatit me buxhetin më të lartë në historinë e Superiores. Por apelon që kjo nuk do të thotë se klubi do të jetë bankomat i prishur.”Unë thashë që do të kemi buxhetin më të lartë në historinë e Superiores dhe kjo është një temë tjetër. Por nuk do të thotë kjo që ne shtypëm bankomatin se nuk dimë çfarë të bëjmë me paratë. Ndaj thashë, ne kemi hyrë në treg, kemi folur, kemi bërë oferta, jemi në ‘pingpongun’ e merkatos dhe duam të bëjmë një superekip. Problemi është i thjeshtë. Ne do të rrisim shumë cilësinë e këtij Flamurtari. Të tjerat pastaj do t‘i shikojmë këto ditë. Këtë javë do të konkludojmë nga emri i trajnerit deri te fillimet e para të Flamurtarit”, përfundon Idrizi.

LEXO ME SHUME:La gjurmë me Kombëtaren në Europianin e Gjermanisë, Dinamo bind futbollistin shqiptar të firmosë me blutë (EMRI)

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit