E FUNDIT/ Stadiumi i Vlorës nuk është ende gati, spostohet në stadium tjetër takimi Flamurtari-Bylis

Flamurtari

Flamurtari-Bylis, takim i javës së dytë i Abissnet Superiore, programuar të luhet ditën e shtunë në orën 17:00, nuk do të zhvillohet në qytetin e Vlorës. Stadiumi nuk është ende gati, tapeti i stadiumit ende nuk është niveluar dhe pritet ti japin dorën e fundit stolave, ambienteve brenda stadiumit, duke përfshirë edhe dhomat e zhveshjes.

Me dakordësinë e dy klubeve dhe vetë Federatës Shqiptare të Futbollit është vendosur që kjo përballje të luhet në stadiumin “Adush Muçaj” të qytetit të Ballshit. Një lajm jo i mirë për tifozërinë e Flamurtari-t, që pas 5 vitesh mungesë të skuadrës në Superiore, do të duhet të presë edhe disa javë të tjera.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Ofertë e kënaqëshme për Gaz Demin, skuadra spanjolle kërkon mbrojtësin e Partizanit

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit