Flamurtari “all-in” kundër Apolonisë e Laçit, premio e majme nëse arrihet Kategoria Superiore

Flamurtari

Në Vlorë janë më të motivuar se kurrë për të tentuar ngjitjen në Superiore. Flamurtari ditën e sotme do të duelojë me Apoloninë në finalen e “Play-Off”, takim që do të startojë në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.

Skuadra e Eqerem Memushit do të kërkojë me doemos fitoren për të sfiduar Laçin, me krubinasit që renditen në zonën “Play-Out” të Superiores. Një mundësi e artë për të tentuar rikthimin në Supeirore, teksa kuqezinjtë i mungojnë elitës prej 4 vitesh.

Padiksutim se fitorja është rruga e vetme dhe për të ka shpërblim. Kështu për “kokën” e Apolonisë dhe Laçit janë vënë në dispozicion plot 200 milionë lekë të vjetër.  Një premio e majme nga drejtuesit për të motivuar lojtarët dhe për të qenë mes më të mirëve në Superiore. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin 180-të minutat e ardhshme për vlonjatët.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)