Fjalimi i Berishës gjatë protestës, mesazh ndërkombëtarëve: Mos e mbështesni regjimin e Edi Ramës, nuk ka stabilitet pa votë të lirë

by KLIKOJE.AL

Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, kryetari i Partisë Demorkratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh edhe partnerëve ndërkombëtarë, duke u kërkuar të mos mbështesin regjimin e Edi Ramës.

Berisha tha se Shqipëria nuk mund të ketë stabilitet nëse nuk garantohet vota e lirë.

“Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju, vende të BE, vende të NATO-s, partner kryesor strategjik të Shqipërisë, SHBA.

Sot, ju bëj thirrje të mos mbështesni regjimin e Edi Ramës! Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve!

Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët.

Duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet, pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe shpresa, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja do të jenë të pandara”, deklaroi Berisha.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.