Fjalë si një lider i vërtetë, Ernest Muçi pas golit me Besiktas-in: Duhet të jemi skuadër më e mirë, të punojmë mendërisht

by KLIKOJE.AL

Besiktas u mund nga Antalyaspor me rezultatin 1-2, përballje e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit turk. Ernest Muçi shënoi për bardhezinjtë, por që nuk vlejti për kryeqytetasit që dolën të humbur. Talenti shqiptar nuhati mundësinë e artë dhe vrapoi drejt zonës, aty ku i vjen një top i shtruar në ‘pjatë’. Një penallti në lëvizje që Muçi e dërgon bukur në fundin e rrjetës. Ish-sulmuesi i Tiranës pas ndeshjes u shpreh.

“Mendoj se para së gjithash duhet të jemi më të mirë si skuadër. Duhet të jemi të fortë mendërisht. Duhet ta bëjmë këtë të gjithë së bashku. Më pas duhet të synojmë të fitojmë ndeshjen e radhës.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.