Fitorja ndaj Egnatias, Gvozdenovic ul euforinë te Skënderbeu: Kampionati sapo ka filluar, nuk dua të shoh mëndjemadhësi

Skënderbeu e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin me një fitore të rëndësishme në transfertë dhe sigurisht që motivimi është maksimal në kampin bardhekuq. Gvozdenovic i ka kërkuar ekipit të mos fluturojë, por të ulet me këmbë në tokë dhe të punojë me përgjegjshmëri.

“Nga sot e në vazhdim dua që ekipi të harrojë gjithçka dhe ta nisë sërish nga zero, duke menduar vetëm për një ndeshje jo në tërësi se çfarë ka ndodhur në ndeshjen e parë. Kampionati sapo ka filluar dhe gjithçka është në fillimet e veta. Do të ishte vetëvrasje nëse do të merrnim hov nga kjo fitore dhe do të çedojmë në ndeshjet e radhës.

Nuk dua të shoh mendjemadhësi në sytë tuaj, madje as këtë supermaci që keni fituar nga ajo ndeshje në Rrogozhinë. Prandaj le të hedhim pas krahëve fitoren dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, theksoi trajneri i Skënderbeut në analizën e ekipit të zhvilluar paraditen e së hënës.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin