Fitore që të bën me zemër! Tirana harron të luajë në fund, Partizani vesh kryeqytetin të kuq

Partizani ka fituar derbin e parë të sezonit përballë Tiranës. Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 2-1. Një ndeshje e luftuar nga fillimi e deri në fund, si në fushë nga lojtarët, por edhe në distancë nga tifozët.

Raste të shumta për të dyja ekipet, madje Tirana goditi traversën dy herë. Në krahun tjetër Abdullahu rezistoi ndaj sulmit të Partizanit deri në minutën e 78-të të sfidës, kur mesfushori Maguette “fluturoi” në ajër dhe goditi me kokë topin që do të tundte rrjetën. Në minutën e 91’ ishte Hasani që barazoi gjithçka duke sjellë festë në kampin bardheblu. Por për të “fikur” festën e Tiranës mendoi sulmuesi Mensah 1 minutë më vonë kur shënoi golin e 2-të për Partizanin.

Me këtë fitore skuadra e Partizanit shkon në vendin e 2-të me 14 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e 4-të të klasifikimit me 13 pikë të grumbulluara.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës