Fitore pa shije për Tiranën, Kukësi reziston 97 minuta dhe arrin finalen mes emocioneve (video)

Tirana

Tirana fiton ndaj Kukësit 1-0, por nuk ia del të kalojë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi verilindor kalon më tutje pas fitores 2-0 ndeshjen e parë. Dihej që do të ishte një ndeshje me ritëm e raste, dhe në fakt ashtu rezultoi. Lushkja dha sinjalin e parë në minutën e 5′ por pa mundur të gjejë kuadratin.

(GOLI I DELIUT)

Në minutën e 17′ do të vinte goli i vetëm i takimit. Deliu nga goditja e dënimit zhbllokon duelin duke shkundur rrjetën e Tafas.Në pjesën e dytë, Kukësi rezistoi deri në fund, pavarësisht shumë rasteve të krijuara. Ekipi verilindor arrin për herë të tretë në histori finalen e Kupës së Shqipërisë. Finalja do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Related posts

FSHF del me NJOFTIM zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Kukësin dhe Butrintin për Kategorinë e Parë

Penalltitë “tradhtojnë” Kukësin, Bylisi B feston ngjitjen (video)

Sherr në ndeshjen e Play-Outit, ndeshja mbyllet me grushte mes lojtarëve (video)