Fitore në minutën e 100′, Dinamo City fut në hall Kukësin, Di Biagio i gëzohet tre pikëvë të para në Superiore

Dinamo City arrin fitoren e parë në Superiore. Skuadra e Luigi Di Biagios triumfoi 2-1 në “frymën e fundit” kundër Kukësit në sfidën e javës së tretë të sezonit 2023/2024. Që u luajt në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërkohë që fraksioni i dytë i takimit ishte tepër i luftuar. Indrit Prodani ishte heroi i 18 herë kampionëve të Shqipërisë. 25-vjeçari laçian realizoi dy golat e fitores për Dinamo City. Anësori i majtë zhbllokoi takimin në minutën e 53’, por verilindorët e Stavri Nicës barazuan rezultatin 13 minuta përpara fundit me anë të nigerianit Mustapha Gbolahan.

Gjithsesi, Prodani dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën e 11-të shtesë. Dinamo City gjen tri pikët e para në kampionat, teksa Kukësi mbyll renditjen me zero pikë.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont