Fitore në minutën e 100′, Dinamo City fut në hall Kukësin, Di Biagio i gëzohet tre pikëvë të para në Superiore

Dinamo City arrin fitoren e parë në Superiore. Skuadra e Luigi Di Biagios triumfoi 2-1 në “frymën e fundit” kundër Kukësit në sfidën e javës së tretë të sezonit 2023/2024. Që u luajt në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërkohë që fraksioni i dytë i takimit ishte tepër i luftuar. Indrit Prodani ishte heroi i 18 herë kampionëve të Shqipërisë. 25-vjeçari laçian realizoi dy golat e fitores për Dinamo City. Anësori i majtë zhbllokoi takimin në minutën e 53’, por verilindorët e Stavri Nicës barazuan rezultatin 13 minuta përpara fundit me anë të nigerianit Mustapha Gbolahan.

Gjithsesi, Prodani dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën e 11-të shtesë. Dinamo City gjen tri pikët e para në kampionat, teksa Kukësi mbyll renditjen me zero pikë.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit