Fitoi ndaj Murlanit por nuk mjaftoi, Iliria shkarkon Rrahman Hallaçin; arsyeja do t’iu habisë

by KLIKOJE.AL

Iliria vijon t’i bëjë presion Besëlidhjes dhe Valbonës, duke qenë forca e tretë e kampionatit dhe në lojë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Mirëpo, të shtunën dhe të dielën, pavarësisht triumfit 3-1 kundër Murlanit, ka pasur zhvillime shumë të rëndësishme në klubin e Fushë-Krujës. Vetë presidenti i klubit, Nazmi Selmani, ka konfirmuar se trajneri Rraman Hallaçi është shkarkuar nga detyra për shkak të mos arritjes së objektivit në katër ndeshjet e fundit.

Në të njëjtën kohë ai konfirmoi në krye të pankinës së Ilirisë një emër të njohur të futbollit shqiptar si Agim Canaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.