Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Filip Najdovski rikthehet në shtëpi. Mbrojtësi maqedonas ka nënshkruar kontratën e re me Vardarin dhe rikthehet në vendlindjen e tij.

31-vjeçari mbyll kështu zyrtarisht një aventurë 4-vjeçare me Tiranën ku u kthye në një nga protagonistët absolut në fitimin e 1 titulli kampion dhe 1 Superkupe. Aventura me bardheblutë nuk u mbyll në mënyrën më të mirë, por në fund palët gjetën një gjuhë të përbashkët duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

U diskutua edhe për një kthim pas duke u ribashkuar sërish, por së fundmi bie poshtë kjo pistë. Najdovski do të veshë sërish fanellën e Vardar, skuadra në të cilën luajti para Tiranës dhe fitoi titullin kampion në Maqedoni.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.