Dy humbjet në dy miqësoret e fundit, kundër Kilit dhe Suedisë, janë reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Ashtu siç prej, Shqipëria ka humbur dy pozicione duke u renditur tashmë në vendin e 66-të. 1375,1 pikë kanë grumbulluar kuqezinjtë e Sylvinho-s, duke humbur 7,9 pikë në raport me renditjen e fundit. Pavarësisht se Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Evropian, me rekord pikësh, kjo nuk ka pasur ndikim në FIFA, me kuqezinjtë që vijojnë të humbasin terren.
Gjithsesi renditja e FIFA-s edhe pse me një peshë specifike, nuk është vendimtare në muajt pasardhës duke qenë se do të jetë pikërisht Europiani që do të zhvillohet në muajin qershor kompeticioni që do të vendosë më së shumti.
Asnjë ndryshim për Kosovën, me “dardanët” që renditen në vendin e 102. Në lidhje me kreun, renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Belgjika.
Për sa i përket kreut, Argjentina e vendit të parë vazhdon të udhëheqë para Francës, por Belgjika ngjitet në pod në vendin e tretë, duke përfituar një pozicion në kurriz të Anglisë, që zbret në vendin e katërt, dhe Brazilit në të pestin. “Selecao” ndien ndërkohë presionin e Portugalisë, që ngjit në shkallë, duke u pozicionuar e gjashta në botë, teksa Holanda ka humbur një pozicion. 10-shja më e mirë e Botës mbyllet pikërisht me kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin B të finaleve të Euro 2024 me Spanjën të 8-tën, Italinë të 9-tën dhe Kroacinë në vendin e 10-të, që nuk kanë ndryshuar pozicionet e tyre.