“Festë në Shkodër?”/ Erbim Fagu i përgjigjet “flakë” gazetarit: Nuk më intereson ça bëjnë, mezi po presim që të… (video)

Tirana do të ndeshet me Vllazninë në transfertë, me “klasiken” e futbollit shqiptar që pritet të ndezë javën e 26-të të Superiores. Trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu u shpreh se skuadra do të futet në lojë për tre pikët dhe gjithashtu shpjegoi dhe situatën e dëmtimeve.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për kampionatin shqiptar. Ne vijmë nga një barazim me Laçin, por për ne është shumë e rëndësishme ndeshja e radhës, pavarësisht kundërshtarit. Ne e kemi përgatitur skuadrën me detyrat si çdo ndeshje tjetër.

Nga ndeshja me Laçin kemi dy rikthime siç është Përgjoni dhe Deliu. Kemi pasur probleme me Najdovskin dhe Metën. Do të shohim si do të jetë vazhdimësia e Najdovskit më tepër, sepse Meta dihet do mungojë pak më gjatë. Por gjithsesi ne kemi një organikë që do të na bëjë punë në vazhdimësi. Festë në Shkodër? Ata kanë idetë e tyre. Ne nuk është se na intereson kjo gjë. Ne e dimë se çfarë kërkojmë dhe mezi po presim që të fillojë ndeshja nesër.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)