Fenomeni “El Nino” kërcënon botën/ Meterologët japin alarmin: Pas 7 vitesh rikthehet përvëlimi historik për njerëzimin!

by KLIKOJE.AL

Pas shtatë vjetësh, klima kërcënon njerëzimin sërish nga El Nino.

Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike Wmo, raporton ‘Tgcom’.

“Ardhja e El Ninos do të rrisë shumë gjasat e thyerjes së rekordeve të temperaturës dhe do të shkaktojë më shumë nxehtësi ekstreme në shumë pjesë të botës dhe oqeane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas. 

Deklarata e Organizatës Meteorologjike, shpjegon Taalas, “është sinjali i dërguar qeverive të botës për t’u përgatitur për të kufizuar ndikimet në shëndetin, ekosistemet dhe ekonomitë tona”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.