Presidenti amerikan, Joe Biden, është rrëzuar teksa ka ngjitur shkallët e avionit Air Force One në Alabama.
Kjo është hera e pesët që presidenti amerikan rrëzohet teksa ecën, shkruan New York Post. Hera e fundit ishte disa javë më parë, kur Biden po largohej nga Polonia pas udhëtimit të tij në Ukrainë.
Me incidentin e fundit të Bidenit, janë shtuar edhe pyetjete në lidhje me shëndetin e presidentit.
Këto aksidente kanë shkaktuar reagimin e republikanëve të cilët akuzojnë Joe Biden se nuk ka aftësinë mendore dhe fizike për të qenë në postin e presidentit të SHBA-ve.
Mjeku i Biden në raportin e tij prej pesë faqesh mbi gjendjen shëndetësore të presidentit deklaroi në shkurt se presidenti kishte “artrit të lehtë pas frakturës së këmbës dhe neuropati të lehtë periferike ndijore të këmbëve”.