Fansat i pëlqyen shumë fotot e Kiarës, por Luizi… ka një vërejtje!

by KLIKOJE.AL

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me 793 mijë ndjekësit në “Instagram” foto e video të ndryshme.

E kështu ka bërë edhe një ditë më parë sapo ka përfunduar puntata e radhës së “Fan Club Dancing With The Stars”. Kiara ka postuar disa poza ku shfaqet mjaft elegante dhe nuk ngurron që të tregojë barkun e rrumbullakosur.

E teksa këto imazhe kanë marrë mijëra pëlqime dhe komplimente, Luiz Ejlli ka një vërejtje për të. Partneri i saj i ka lënë një koment, ashtu siç bën thuajse në çdo postim të Kiarës, dhe i shkruan se nuk e kuptoi kurrë pozicionin e dorës.

“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, i ka shkruar këngëtari i dashur për publikun.

Kjo nuk është hera e parë që fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” i lë një koment të tillë. Edhe në një foto të publikuar më herët, Luizi i ka lënë një koment pikërisht për pozicionin e dorës. Kuptohet se komentet e këngëtarit janë plot humor dhe me shaka.

Ndërkohë kujtojmë se çifti i njohur së shpejti do të bëhet prindër për herë të parë. Kiara dhe Luizi do të bëhen me një vajzë dhe ata janë mjaft të lumtur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.