348
Trajneri Sylvinho e nisi intervistën e tij për emisionin ‘Kuqezi’ në SuperSport me një falënderim për tifozët që kishin mbushur shkallët e stadiumit në Pragë, teksa pranoi se rezultati në Çeki e kënaq më shumë sesa loja e të tijve.
Fillimisht dua të falënderoj para së gjithash tifozët e shumtë shqiptarë që ishin këtu dhe na mbështetën. Jam i kënaqur për rezultatin, por jo për paraqitjen e skuadrës. Barazimi që morëm sot është fryt i punës së të gjithë lojtarëve, edhe atyre që nuk luajtën dot sot.
Kemi pësuar 10 minuta shumë të vështira në pjesën e dytë, pasi ishim mbrapa, të tërhequr, pro taktikisht mendoj se kemi bërë mirë. Më pas e morëm veten, barazuam dhe pas ndërrimeve, me lojtarë të freskët, e ndihmuam shumë lojën e skuadrës.