“Faleminderit zotit që ekziston VAR”, Zekic flet për mediat kazake: Skuadra kishte probleme, por jam i kënaqur me atë çfarë ndodhi

by KLIKOJE.AL

“Faleminderit zotit që ekziston VAR”, Zekic flet për mediat kazake: Skuadra kishte probleme, por jam i kënaqur me atë çfarë ndodhi

Partizani doli me një humbje minimale 1-0 në transfertën kazake ndaj Astanës, duke shtyrë verdiktin për kalimin në fazën e grupeve të Conference League për të enjten e ardhshme në “Elbasan Arena”. Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic ka folur pas ndeshjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

1)A mund të thuhet se, duke marrë parasysh numrin e rasteve të Astana-s dhe golat e anuluar, a jeni të kënaqur me rezultatin sot?

“Astana na ka bërë shumë presion, sulmoi rrezikshëm. Po, mund të them se rezultati i sotëm është i mirë për ne.

2)Sot i jeni mirënjohës personit falë të cilit ekziston VAR?

“Faleminderit Zotit që VAR ekziston.”

3) Çfarë mendimi keni për ndeshjen?
“Kishte probleme të dukshme në pjesën e parë. Por skuadra shpreson që rezultati të jetë më i mirë në Tiranë.”

4)Cilat janë shanset e Partizanit për të kaluar në fazën e grupeve?

“Unë kurrë nuk kam qenë i mirë në matematikë, kështu që nuk do t’ju tregoj për përqindjen e rasteve. Mund të them se Astana është kundërshtari më serioz me të cilin kemi luajtur në kompeticionet europiane. Shpresoj që në ndeshjen e radhës do të mund të llogarisim te ata që tani janë të dëmtuar”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.