“Faleminderit vëllezër”, tifozët e Partizanit të Beogradit falënderojnë rumunët për pankartën kundër Kosovës (FOTO)

by S.M

Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë falënderuar tifozët rumunë lidhur me banerin e tyre në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës.

Huliganët rumunë shpalosën një baner në ndeshjen ndaj Kosovës ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ndërsa nuk i ndalën fyerjet raciste e nacionaliste në drejtim të futbollistëve kosovarë. Lidhur me performancën e tyre, ata kanë marrë përkrahje nga tifozët e Partizanit të Beogradit.

“Faleminderit vëllezërve rumunë”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Partizanit të Beogradit për atë që ndodhi në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës. Rumania pritet të dënohet nga UEFA për sjelljen e tifozëve, pasi që ndeshja u kualifikuese mes Rumanisë e Kosovës u ndërpre për 50 minuta. Kosova u mposht më pas me rezultat 2-0, duke shuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.