Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar këtë të mërkurë vendimin për rritjen e pagave për pedagogët të cilët kanë dalë sot në protestë ku kanë kërkuar rritjen e rrogave.
Përkundër kërkesës së tyre për një rritje të pagës me 50%, Kushi tha se rritja do të ishte 7% nga buxheti i shtetit dhe në total mund të shkonte deri në 15%, ku pjesa e mbetur do të mbulohej nga universitetet.
“Paga e pedagogëve do të rritet me 15 %, 7% e tyre do jetë nga buxheti i shtetit. Mbështetja e qeverisë shqiptare për univresiteteve nuk është vetëm rritja e pagave duke nisur që nga fondet për kërkim shkencor, infrastrukturës për të cilat ne e kemi rritur ndjeshëm buxhetin. Ne kemi dyfishuar me 79 milionë lekë për të mbuluar kërkimin shkencor që bëjnë pegadogët për të cilat paguhen përtej pagës bazë”-tha Kushi.