Europa League, Xhixha dhe Qazim Laçi njohin kundërshtrët në fazën e grupeve

Në orën 13:00, në Montecarlo, u hodh shorti i fazës së grupeve të Europa League për sezonin 2023/2024. 32 skuadrat pjesëmarrëse në këtë raund do të jenë të ndara me nga 8 grupe. West Ham, kampionët në fuqi, u shortuan në Grupin A me kundërshtarë si Olympiacos, Freiburg dhe ekipin serb Backa Topola.

Liverpool është skuadra më e kuotuar për të fituar trofeun europian. Skuadra e Jurgen Klopp ndodhet në Grupin E me kundërshtarë si Lask, Royal dhe Touluse.

Ndërkohë, Qarabag ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Redon Xhixha ndodhet në Grupin H dhe do të përballet me kundërshtarë si Leverkusen Molde dhe Hacken.

Ndërkohë Sparta e Pragës ku luan mesfushori i Kombëtares Qazim Laci do të jetë në Grupin C me skuadra si Rangers,Real Betis dhe Aris Limasol. Më 21 shtator do të nisin ndeshjet e para të grupeve.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës