Euro 2024/ Kosova me mendjen te Izraeli, pikë zhgënjyese ndaj modestëve të Andorrës

Tjetër barazim për Kosovën në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Sërish me rezultatin 1-1 si në Izrael. Dardanët gabuan në “Fadil Vokrri” përballë Andorrës, sfidë që duhej fituar me çdo kusht.

Djemtë e Alain Giresse dhanë fare pak, pavarësisht dëshirës. Kosova zhvilloi një lojë të vakët dhe mori vetëm një pikë. Edon Zhegrova zhbllokoi takimin pas një shpërthimi në minutën e 59’. Asist i bukur i Milot Rashicës dhe finalizim i sulmuesit të Lille. Festa në stadium zgjati vetëm dy minuta, pasi Berto Rosas përfitoi nga pasiguria e lojtarëve vendas dhe barazoi takimin.

Kosova u hodh në sulm, pretendoi në 3 raste për penallti, por nuk ia doli të gjente golin e fitores.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës