Euro 2024/ Kosova debuton me 1 pikë ndaj Izraelit, rasti i Rashicës në fund tërbon drejtuesit (video)

Kosova nis fushatën eliminatore Gjermani 2024 nga Tel Avivi, ku do të përballet me Izraelin vendas, teksa trajneri Giresse ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Kështu në portë konfirmohet Aro Muriç. Para tij kapiteni Rrahmani e Kryeziu, ndërsa nga krahët, Paqarada e Vojvoda. Në mesfushë luajnë Celina, Dresevic e Muslija. Sa i përket sulmit, Muriqi mbështetet nga Rashica e Zhegrova nga krahët. Ekipi i Giresse filloi duke marrë frenat e lojës, Edon Zhegrova në të 32-tën provoi me kokë, por pa rezultat. Pak më vonë sërish Zhegrova protagonist. Ai në zonë një top nga krahët, por izraelitët e devijojnë për në portën e tyre.

Pjesa e dytë do niste zjarr. Rashica dyfishoi shifrat, por goli u anulua për prekje me dorë. Vendasit barazuan shifrat në të 56-tën, falë Peretz. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me skuadrat që ndajnë pikët. Në minutën e 90+3, Milot Rashica, shpërdoroi një shans ideal, teksa nga shumë pranë vijës fatale, nuk arriti të shënonte duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Një mundësi me të vërtetë flagrante.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin