“EURO 2024″/ Ja ndeshjet që do të luhen sot

Europiani “Gjermani 2024” luan ditën e dytë të fushatës kualifikuese, ku në fushë do të zbresin sërish emra të mëdhenj.

Në orën 18:00 do të luhet sfida Bullgari-Mali i Zi, e vlefshme për Grupin G dhe po në këtë grup në orën 20:45 luhet Serbi-Lituani.

Në orën 20:45 në fushë do të zbresin dy emra të mëdhenj të futbollit Botëror. Franca do të presë në Paris, Holandën, në sfidën e vlefshme për Grupin B. Po në këtë grup do të luhet dhe dueli tjetër, Gjibraltar-Greqi.

Në fushë zbresin dhe rivalët e Shqipërisë në Grupin E. Republika Çeke do të presë në shtëpi Poloninë me dy rivalët kryesorë të kuqezinjve që e nisin fushatën me një ndeshje direkte mes tyre. Ndërsa gjithashtu do të luhet dhe sfida mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe po në orën 20:45.

Related posts

Frikë te Tirana, ndaj Partizanit mund të jetë pa gjysmën e formacionit

“Është shumë e vështirë”/ Sulmuesi shpërthen pas humbjes së rëndë të Partizanit (FOTO)

Tirana harron Dinamon, sytë nga derbi me Partizanin; publikohen çmimet e biletave (FOTO)