“Është e lidhur me një avokat në Itali”, kjo ishte deklarata e Edi Manushit për Beniadën që zgjoi kureshtje të madhe, ndaj të cilës modelja nuk bëri asnjë reagim mohues apo pohues.
Megjithatë heshtja e Beniadës nuk ka zgjatur shumë, pasi dje në “E Diell” moderatorja u gjend përballë fëmijëve që nuk I kursyen pyetjet për jetën private të saj.
“Ke gjetur një djalë simpatik?”, pyeti një fëmijë kureshtar, ndërsa Beniada u detyrua të përgjigjej.
“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as Italian as shqiptar pasi është ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”, tha Beniada.
Beniada publikuoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ja bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali.