Julian Deda, Graciano Tagani dhe Erjola Doçi kanë analizuar lojën e Egla Cenos në “Big Brother VIP3”, duke u shprehur se aktorja do të jetë në finalen e reality show-t sepse sipas tyre, ajo është një lojtare e fortë.
“Kjo është pretendente për të fituar çmimin e parë e jo më të shkojë në finale”– u shpreh Juli, ndërsa Erjola tha se aktorja mori shumë vëmendje gjatë qëndrimit në dhomën e bardhë.
Nga ana tjetër aktori shprehi mendimin edhe për Romeo Veshajn duke thënë që nuk beson që ai do ta fitojë çmimin e madh.
“Shans ka sepse ne nuk e dimë sesi na shikojnë jashtë”– tha Graciano duke nxitur aludimet e Julit, sipas të cilit, ka konkurrentë të tjerë më të plotësuar se aktori pretendentë për të fituar këtë edicion të tretë të BBV.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Është e padiskutueshme që shkon në finale
Juli: Po more burrë
Erjola: S’ka sens që të shkojnë në finale te tre aleatët, por kjo (Egla) shkon është e padiskutueshme
Juli: Kjo është pretendente për të fituar çmimin e parë e jo më të shkojë në finale
Graciano: Është pretendente e fortë shumë
Juli: Është bërë, s’ka qenë kështu deri para dy javësh
Erjola: Te dhoma e bardhë e mori
Juli: Unë besoj që Romeo nuk e fiton
Graciano: Nuk e di se çfarë bëhet jashtë por mesa shoh unë me fituar Romeo është me vëmë duart në kokë
Juli: Nuk ka shans
Graciano: Shans ka sepse ne nuk e dimë sesi na shikojnë jashtë
Juli: Ka njerëz më të kompletuar. Çështja është te kompletimi i personazhit
Graciano: Ne nuk e dimë kurrë sesi është jashtë, por ne diskutojmë për Romeon se ai nuk ishte as për finale. Tani është komod, të jep edhe mend. Atij i bëri dhuratën e jetës, i dha qetësinë që ai të jetë edhe komod për të qenë i pjekur dhe për të drejtuar gishtat.
Juli: Atij i dha qetësinë për të qenë komod me lojën, domethënë që ai e ka kërkuar me zor gjënë, kështu i bie
Graciano: Normal