Mëngjesin e sotëm, Ledjona Xheladinaj ka kujtuar fjalët që i tha Ilnisa Agolli gjatë debatit që patën mbrëmë.
Teksa ishin ulur për të fjetur dhe po debatonin, në një moment Ledjona i tha “puçi-puçi poshtë jorganit, ule kokën atë bëj” dhe Ilnisa iu drejtua duke i thënë: “Do të vish edhe ti? ka vend edhe për ty”.
Ndërkohë kujtojmë se gazetarja ishte në një krevat së bashku me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi.
Këtë pjesë Ledjona e ka rikthyer edhe sot gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku u shpreh se ‘ndoshta është mësuar’ përderisa i tha ashtu. Kjo fjali nuk është pritur aspak mirë nga Meritoni por as nga Julia Ilirjani, ku të dy i thanë se ‘ishte e tepërt’.
Pjesë nga biseda:
Ledjona: Një femër që ndoshta është mësuar që partnerin t’a ndajë me të tjerët, mua ashtu i bie
Ilnisa: E tmerrshme
Julia: O Ledjona ça ishte kjo?
Meritoni: E ça i bie kjo ‘partnerin me nda me të tjerët’, o idiote
Ledjona: Ndoshta është mësuar përderisa më tha ‘hajde futu këtu me ne’
Meritoni: O idiote ça është ajo fjalë
Julia: Ishte shumë kjo që the Ledjona
Ledjona: Si?
Julia: Ishte e tepërt
Ledjona: Kush ishte e tepërt?
Julia: Kjo fjalia që sapo the
Ledjona: Po e tepërt nuk të duket nëse të thotë ‘hajde futu këtu në mes’?
Julia: Po për ça ishte ajo ‘hajde e futu në mes?’, se prapë nuk i kuptoj këto bisedat që degradojnë deri në këtë pikë
Meritoni: Po ti përmende krevatin
View this post on Instagram