“Është gjendje psikologjike, kanë emocione” Nevil Dede flet pas humbjes me Skënderbeun: Kam marrë detyrë të vështirë

Ndeshja mes Bylisit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 9-të të Superiores është mbyllur me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në Ballsh, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i ballshiotëve, Nevil Dede.

“Më vjen keq si u shpërdorua ndeshja. Ajo që më vjen më shumë keq është situata me 2 kundër 1 ose 3 kundër 2 në fazën mbrojtëse… Kjo sjell panik dhe dëmton skuadrën. Unë kam marrë një detyrë të vështirë dhe e di. Është një skuadër e re me moshë mesatare.

Ndoshta emocionet për të bërë diçka më shumë seç ata mund të bëjnë, solli dhe gabimet. Duhet të rrimë me kokën lart dhe të bëjmë punë. Nuk gabuam taktikisht, por është gjendje psikologjike dhe emocionale. Kur ke një numër të caktuar lojtarësh për të futur në fushë, normal që zëvendësimet janë çift.

Unë mendoj se emocioni kaloi mbi mundësitë që lojtarët kanë. Ti ke topin në këmbë dhe nuk mund t’ja japësh kundërshtarit. Edhe zëvendësuesit gabuan. Po punojmë, por duhen rezultatet. Nuk shënojmë gol, siç pësojmë në një moment delikat të ndeshjes.

Treni më në qendër? Vje nga një periudhë dëmtimesh dhe sot mori formacionin. Nuk ia doli dot të bënte shumë, prisja më shumë nga ai. Duhet të markojë më shumë, duhet të rikuperojë më shumë topa. Për dyluftimet ka të bëjë me cilësitë individuale”, tha Nevil Dede.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…