Inter përfitoi nga hapi i gabuar i Juventusit, dhe rimerr kreun e klasifikiimit. Zikaltrit trifumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Fiorentinës në transfertë. Suksesi kundër Fiorentinës mban shenjën e Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 14’, pas topit të dhënë nga Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares qëndroi në fushë të gjithë ndeshjen, duke zhvilluar një 90 minutësh pozitiv. Në fund të takimit, vetë trajneri Inzaghi u shpreh për lojën që zhvilloi mesfushori shqiptar.
“Asllani ishte shumë mirë, nuk kisha asnjë dyshim për atë që do të jepte në fushë. Ai gjithmonë stërvitet mirë, është fat të kesh një lojtar që është gjithmonë i tillë. Jam i lumtur për asistimin, dhe për 95 minutat që zhvilloi. Kjo është dëshmi e qartë se Asllani po punon shumë.