Erzenin po e braktisin të gjithë, pas Sadikit largohen edhe tre lojtarë të tjerë (EMRAT)

Erzenin

Erzeni nuk ia doli dot të mbijetonte në Kategorinë Superiore, duke u renditur në vendin e 9-të në kuotën e 32 pikëve. Pas këtij momenti, në klubin shijakas kanë nisur largimet e para.

Pas Nehar Sadikit, mësohet se Rodrigo Migone,Xhelil Asani dhe Florijan Kadriu nuk do rinovojnë me ekipin shijakas.Migone i afruar në verë ishte titullar stabël në formacionin e Deliallisit ndërsa Asani dhe Kadriu të ardhur në merkaton dimërore ishin pjesë e rotacionit.

Në ditët në vijim pritet të konfirmohen të tjera largime nga shijakasit, që në sezonin 2024-2025 do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës