Vllaznia barazoi 1-1 me Erzenin brenda në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të, të Abissnet Superiore. Një lojë mjaft e bukur nga të dyja ekipet, të cilat prodhuan shumë raste për shënim dhe ku mund të themi se barazimi ishte rezultati më i drejtë, me atë çka prodhuan në fushën e lojës.
Në minutën e 28′, një krosim i Boshnjakut në zonë kthehet në asist për Balajn, i cili godet me kokë dhe i jep avantazhin vendasve.Shkodranët kërkuan golin e dytë, në minutën e 36′, dalje e bukur e Hakajt në krahun e majtë të zonës, pason në qendër tokazi dhe topin e merr Gruda që godet, por mbrojtja shijakase e çon në goditje këndi. Në momentin më të mirë, Vllaznia goditet nga Erzeni me golin e Blazevic në minutën e 39′.
Tani me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Egnatias, ndërsa Erzeni vazhdon luftën për mbijetesë i renditur në vendin e nëntë me 28 pikë.
LEXO MË SHUMË:Duhet të kemi kujdes, Qatip Osmani nuk i zë besë krizës së Erzenit: Jemi gati për këtë sfidë
KRONOLOGJIA
39′- Një pasim fantastik nga thellësia e mesfushës kthehet në asist për Blazeviç, i cili e kontrolon mirë topin dhe gjuan duke çuar sferën në rrjetë.
36′ Dalje e bukur e Hakajt në krahun e majtë të zonës, pason në qendër tokazi dhe topin e merr Gruda që godet, por mbrojtja shijakase e çon në goditje këndi.
34′ Shkodranët në kërkim të golit të dytë, pasime të shumta në zonë por pa arritur të konkretizohen me një goditje.
28′-Një krosim i Boshnjakut në zonë kthehet në asist për Balajn, i cili godet me kokë dhe i jep avantazhin vendasve.