Erzeni nuk do i zhvillojë më ndeshjet në Rrogozhinë, klubi shijakas vendos për stadiumin e ri

Erzeni

Erzeni nuk do të luajë më në stadiumin e Rrogozhinës të paktën për këtë sezon. Mësohet se “Arena e Demave” në Tiranë do të jetë shtëpia e klubit shijakas.  Deri më sot shijakasit i kishin luajtur ndeshjet si pritës në Rrogozhinë, por për të shmangur favorizimin për rrogozhinasit në këtë javë të fundit dhe vendimtare, Erzeni ka zgjedhur të luajë në kryeqytet.

Një opsion tjetër ishte edhe stadiumi “Niko Dovana”. Në fund është zgjedhur “Arena e Demave”, që mësohet se do të jetë impianti ku shijakasit do të luajnë ndeshjet si pritës deri në fund të sezonit. Kjo mundësi i është dhënë prej faktit se Partizani pritet të luajë në “Air Albania”. Shijakasit bashkë me Egnatian kanë edhe tri sfida për të luajtur si pritës.

Më e veçanta është ajo me Tiranën, me bardheblutë, që do të luanin për herë të parë në shtëpinë e “armiqve” të përjetshëm, pavarësisht se përballë do të kenë tjetër skuadër. Ndeshjet e tjera si pritëse janë kundër Kukësit dhe Teutës. Shijakasit po luajnë shanset e fundit për të mbijetuar në këto shtatë javë të mbetura. Ndaj Egnatias do të bëjnë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv, pasi në të kundërt misioni për mbijetesë do të niste të shuhej.

LEXO MË SHUMË:Erzeni strekëmbësh Vllaznisë, në Shkodër rikthehen makthet e momentit të keq (video)

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)