Erzeni “i ul hundën” Tiranës, skuadra shijakase bën surprizën ndaj ekipit të Orges Shehit (video)

by KLIKOJE.AL

Tirana ka pësuar humbjen e parë të këtij sezoni në Superiore, teksa është mundur në ndeshjen hapëse të javës së pestë nga Erzeni me shifrat 1-0.

Ndërsa të gjithë pritnin një dominim të bardhebluve kryetytetas, këta të fundit janë shfaqur rrallëherë rrezikshëm para portës mike dhe shijakasit kanë treguar se mund të përballonin ofensivën e ekipit të Shehit. Ata goditën më pas në kundërsulm me Maliqin dhe më pas u fokusuan më shumë që të mbronin rezultatin.

Reagimi i Tiranës ishte shumë i vakët, pa vënë në rrezik shpesh portierin Hysenbelli, ndërsa Lika u detyrua nga ana tjetër të bënte mrekulli për të shpëtuar katërkëndorin e tij nga goli i dytë, duke mbajtur në lojë deri në fund skuadrën. Megjithatë, sulmi bardheblu ishte në ditë “jo” e kështu, Erzeni u largua me tre pikë nga “Selman Stërmasi”, duke u shfaqur befasisht si një pretendent për zonën e rëndësishme të tabelës, atë që të çon në luftën për titull.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.