Erzeni bën merkato në Argjentinë, klubi shijakas transferon dy lojtarë (EMRAT)

KF Erzeni ka bërë dy transferime mjaft të mira në ditët e fundit të merkatos verore.Klubi shijakas ka arritur marrëveshje me dy utbollistë nga Argjentina, Agustin Rojas dhe Rodrigo Migone. Rojas ka qenë pjesë e ekipit të njohur argjentinas, Racing Club, teksa luan si mesfushor. Ai është 24-vjeç dhe tek ekipi shqiptar presin shumë nga kualitetet e tij në këtë sezon.

Sa i përket Rodrigo Migone, 27-vjeç, luan si sulmues. Ai ka qenë ish lojtar i klubit argjentinas, Club Social y Deportivo Madryn.
Dy lojtarët shihen si transferime të mëdha tek ekipi shqiptar. Vlen të përmendet se ndërmejetësimin e këtyre dy transferime e ka kryer kompania “Balltrotter Sports Agency” nga Kosova.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)