Ervin Karamuço, eksperti i kriminalistikës ‘viktimë’ e pastrueses: Si ma vodhi Rozeta Dobi unazën me dedikim

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vjedhjet e bujshme, të kryera nga Rozeta dhe djali i saj Havier Dobi.

Mësohet se “pre” e grabitjeve të tyre, ka rënë dhe gazetari investigativ Ervin Karamuço, të cilit i kanë vjedhur një unazë. Karamuço konfirmoi se unaza me një dedikim të veçantë nga bashkëshortja i përket atij duke shpjeguar edhe rrethanat e pranisë së Donit në banesën e tij, ku duket se ka kryer edhe vjedhjen e këtij sendi.

“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço për Albeu,  duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit. “E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika