Parabël për duartrokitje, Ernest Muçi “shkund” rrjetën e Fenerbahces (video)

by KLIKOJE.AL

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon formën e shkëlqyer në Superligën turke, duke lënë sërish gjurmë me fanellën e Trabzonspor. 24-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në përballjen ndaj Fenerbahçes, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalon këtë sezon.

Ernest Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 7-të, teksa tregoi qetësi dhe klas në zonë. Fillimisht mbrojti me zgjuarsi topin përballë mbrojtësve kundërshtarë dhe më pas me një goditje të saktë me “parabël” mposhti portierin, duke ngritur në këmbë tifozët vendas. Ishte një realizim që dëshmon cilësitë teknike dhe vetëbesimin e sulmuesit kuqezi.

Ky gol i radhës vjen në një moment të rëndësishëm për Muçin, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rol protagonist te Trabzonspori. Paraqitjet e tij të fundit janë një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, teksa trajneri kuqezi sheh tek ai një nga armët kryesore për sfidat e ardhshme.

LEXO ME SHUME: Kreu mbetet në Korçë me spektaklin e Nasr, Apolonia rrezikon mbijetesën (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.