Ernest Muçi sot ka humbur rastin e artë që të bëhej përsëri një protagonist dhe hero për tifozerinë e Besiktasit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka humbur një rast të pabesueshëm në pjesën e dytë të ndeshjes që skuadra e tij luante në transfertë ndaj Konyaspor.
Edhe pse në disavantazh numerik pas një kartoni të kuq që në pjesën e parë, Konyaspor gjeti avantazhin para pushimit të ndeshjes. Trajneri Solskjaer vendosi të aktivizonte Muçin në fillimin e pjesës së dytë dhe lojtari kishte shansin për të ndryshuar fatin e sfidës në minutën e 77-të, kur një pasim nga e djathta mbërriti te ai në shtyllën e dytë me portën bosh. Por Ernest Muçi nuk u koordinua dhe tentoi të devijonte topin me gjoks në rrjetë, duke e çuar për fat të keq në duart e portierit kundërshtar, teksa vetë përfundoi i dëshpëruar në tokë, pas këtij rasti që edhe ai nuk e kuptonte se si e kishte humbur.
Një gabim që peshon shumë, duke llogaritur se ndeshja u mbyll me shifrat 1-0 për Konyaspor, edhe pse skuadra vendase u ndëshkua edhe me një tjetër karton të kuq.
FTESA E SYLVINHOS PER DY NDESHJET
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media. Tekniku kuqezi foli për lojtarët e ftuar, risitë, mungesat e rëndësishme për shkak të dëmtimit dhe për dy ndeshjet e para ndaj Anglisë dhe Andorrës.