Besiktas e ka nxjerrë në shitje, Ernest Muçi nuk kërkon të largohet; fokusi familja dhe lindja e binjakëve të tij

by KLIKOJE.AL

Ernest Muçi sigurisht që nuk është figura kryesore e Besiktas-it. Për këtë arsye, filluan spekulimet për një largim të lojtarit, madje kishte zëra për një rikthim te Legia Warszawa. Megjithatë, shqiptari u ka thënë zyrtarëve të klubit turk se nuk ka ndërmend të largohet gjatë verës për shkak të çështjeve familjare. Transfery.info, media polake, shprehet se sipas burimeve që vijnë nga Turqia, edhe pse Ernest Muçi nuk është pjesë kryesore e projektit të Beshiktash, i ka kërkuar klubit që të mos largohet.

Kjo pasi ai është në pritje të lindjes së binjakëve të tij dhe dëshiron të fokusohet më shumë te familja, gjë që do ta kishte të vështirë në një rast transferimi. Zakonisht veprime të tilla vijnë nga lojtarët që janë në fund të karrierës së tyre, ndërsa një rast i kundërt ishte ai i Pep Guardiolës i cili u nda nga bashkëshortja për shkak të kohës së madhe dhe “fiksimit” që kishte me futbollin.

LEXO ME SHUME:Vora merr lajmin keq, sulmuesi humbet sfidën me Partizanin për shkak dëmtimi

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.