174
Ernest Muçi debuton me barazin në aventurën e tij turke. Besiktas nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën përballë Kayserispor. Rreziku i vetëm i kryeqytetasve ishte talenti shqiptar i cili e nisi titullar dhe e mbylli me minuta të plota.
Në pjesën e parë talenti kuqezi pati 2 raste të mira për gol por pa gjetur rrjetën. Edhe në të dytën ish-sulmuesi i Tiranës dha shkëndija që kënaqin tifozët dhe trajnerin e Besiktas. Në fund të ndeshjes ai u vlerësua dhe me notën pozitive 7.0.
Me këtë barazim bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 40 pikëve në vendin e 4-të, barazim me Trabzonspor në vendin e 3-të. E rradhës për Besitkas dhe Ernest Muçin është ndaj Konyasporit të Cikalleshit dhe Ethemit më 19 shkurt.