Paradoksi i Ernest Muçit, 10 minuta me Trabzonspor, por trajneri i del në mbrojtje

Ernest Muçi

Ernest Muçi nuk ndodhet aspak në një periudhë të mirë të karrierës. Nga Beshiktashi te Trabzonspori, nga roli si lojtar krahu te roli i preferuar si “10”, por problemet duket se po vazhdojnë për talentin tonë.

Trajneri i Trabzonspori i besonte shumë Muçit dhe sapo u transferua në këtë ekip, lojtari i Kombëtares ishte me fanellën e titullarit. Dy ndeshje mjaftuan dhe Muçi u rikthye sërish në stol pas kritikave të shumta për performancat e dobëta në Turqi.

Trajneri i doli sërish në mbrojtje edhe pas këtyre kritikave duke i kërkuar Ernest Muçi-t që të shijojë më shumë futbollin dhe të rikthehet në potencialin e tij maksimal, duke nënkuptuar një problem psikologjik. Por përtej mbrojtjes mediatike, Muci e nisi në stol ndeshjen e djeshme ku Trabzonspor fitoi 3-4 ndaj Karagumruk. I futur në fushë në minutën e 80, ishte një krosim i shqiptarit që solli golin e katërt të Trabzonsporit. Por duke parë historinë e tij dhe uljen sërish në stol, ndoshta Turqia nuk është vendi ideal për të.

LEXO ME SHUME:“Të ngrejmë kokën e të punojmë”, Bordin mesazh lojtarëve të Tiranës: Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)