Muçin e presin me shpulla te Trabzonspor, sulmuesi lë pas krahëve dëmtimin (video)

Ernest Muçi

Ernest Muçi mungoi në grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi, siç raportohej nga FSHF. Por futbollisti ka lënë gjithçka pas krahëve në këto ditë teksa ka finalizuar transferimin te Trabzonspor.

Lojtari jo vetëm ka kaluar pa probleme vizitat mjekësore, por edhe ka nisur menjëherë stërvitjen me grupin te skuadra e Trabzonspor. I pritur si zakonisht me “tunelin me shpulla”, që është kthyer në traditë për blerjet e reja, më pas në stërvitjen e parë gjithçka ka shkuar në rregull për Ernest Muçi-n.

Edhe vetë klubi i Trabzonspor ka postuar një video të sulmuesit shqiptar teksa kryente ushtrime me pjesën tjetër të skuadrës, duke marrë rregullisht pjesë edhe në një ndeshje të vogël kontrolli.

Related posts

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh

VIDEO/ Omer Bunjaku nis punën te Tirana, takon lojtarët dhe zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura

Shqipëria mposht Letoninë mes vuajtjeve, si ndaj Gjibraltarit mjafton një… penallti (video)