289
Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje fantastike mbrëjmen e djeshme në Conference League. Në fitoren që ekipi i tij, Legia e Varshavës arriti përballë Aston Villas me rezultatin 3-2, shqiptari arriti të shënonte dy herë.
Kjo paraqitje fantastike e Muçit është shpërblyer duke e vendosur në mesin e më të mirëve. Futbollisti 22-vjeçar është pjesë e ekipit të javës së Conference League.
Në majën e sulmit i vetëm dhe me notën 8.5 duket se Muçi nuk ka fituar vetëm zemrën e tifozëve të ekipit polak, por edhe vëmendjen e Europës.