Ernest Muçi me notën më të lartë nga të gjithë! Sulmuesi i Legia-s në formacionin e javës pas dy golave që shënoi (FOTO)

by S.M

Ernest Muçi padikskutim është lideri i ri i Legias në Poloni. Në sfidën e ditës së djeshme që Legia zhvilloi ndaj Ëidzeë Lodz, sulmuesi i kombëtares arriti të lërë shenjë në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Muçi shënoi dopietë, duke bërë që i gjithë stadiumi të ngrihej në këmbë dhe të brohoriste emrin e tij. 22-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të të takimit, ndërsa shënoi golin e dytë personal në minutën e 75-të.

Kaq mjaftoi që Muçi të vlerësohej me notën 9.3 nga “Sofascore”, ndërsa në Poloni do të zgjidhej menjëherë në formacioni e javës. Askush më mirë se Muçi nuk është vlerësuar në 11-tëshen e më të mirëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.