Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

by S.M

Ernest Muçi ka mbajtur Trabzonsporin mbi supe me performancën e tij të jashtëzakonshme në muajt e fundit dhe klubi turk ka shfrytëzuar klauzolën e opsionit të blerjes prej 8.5 milionë eurosh në kontratën e tij. Mësohet se dy ekipe po e ndjekin seriozisht yllin shqiptar. Trabzonspor mund të marrë të drejtat e përhershme të 24-vjeçarit me numrin 10 dhe ta shesë atë për një çmim të lartë në verë.

Muçi, i cili u huazua nga Beshiktashi në shtator, kishte qenë një zhgënjim deri në ndeshjen jashtë fushe kundër Başakşehirit në javën e 13-të. Megjithatë, ylli shqiptar shpërtheu në atë ndeshje dhe që atëherë ka pasur një performancë fantastike. Me 10 gola dhe 4 asiste në 11 ndeshjet e tij të fundit në ligë, Muçi po tërheq vëmendjen e ekipeve evropiane, veçanërisht klubeve angleze.

Mësohet se dy ekipe të Premier League po e ndjekin nga afër Muçin. Kontrata e tij përfshin një opsion blerjeje prej 8.5 milionë eurosh, të pagueshme në pesë këste. Trabzonspor gjithashtu deklaron se tarifa e huasë prej 1 milion eurosh do të zbritet nga kjo shumë.

Nëse Muçi vazhdon lojën e tij sulmuese efektive për pjesën e mbetur të sezonit, Trabzonspor mund të përballet me oferta shumë të rëndësishme në verë. Shkurt, Trabzonspor ka mundësinë ta shesë Muçin për një shumë shumë më të lartë se 8.5 milionë eurot që do të kishin paguar për të, duke nxjerrë një fitim të konsiderueshëm. Ndërsa drejtuesit e Beshiktashit po monitorojnë nga afër zhvillimet, dihet që Ernest Muçi nuk po e konsideron absolutisht kthimin te klubi bardhezi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.