663
Ernest Muçi ka shënuar një gol në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Legia Varshavë dhe Aston Villa, e vlefshme për sfidën e parë të grupeve të Conference League. Talenti shqiptar e nisi si titullar sfidën dhe në minutën e 26-të tundi rrjetën për ta çuar rezultatin në 2-1 në favor të polakëve.
Pak minuta më vonë do të kishte një tjetër mundësi të artë ku vraponte i vetëm drejt portierit, por u ndal në momentin e fundit nga mbrojtësi kundërshtar. 21-vjeçari kuqezi po shkëlqen në këto minuta përballë ekipit të njohur të Premier League, ndërsa në stadium janë skautë të shumtë të ekipeve europiane.