Ernest Gjoka, trajneri i Skënderbeut ka folur në intervistë pas humbjes ndaj Vllaznisë. Tekniku i korrcarëve ka komentuar këtë paraqitje aspak pozitive të vendasve që nuk pordhuan asgjë në shtëpi. Juglindorët iu bindën ritmin të veriorëve dhe u mundën 0-4. Shkodranët e Tomas Brdariç dhanë një mesazh force në javën e 21-të të Superiores, duke dërrmuar bardhekuqtë e Gjokës, ende në kërkim të një fitore.
Skënderbeu nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrellas që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Liquinhas. Gjoka ndodhet në fund të tabelës dhe ka problem shumë të mëdha për të zgjidhur në mënyrë që të arrijë një shpëtim, që për momentin duket i komplikuar.
ERNEST GJOKA, DEKLARATA PAS NDESHJES
“Ndeshje e interpretuar gabim, rezultati nuk të lë të flasësh. Ndehsje shumë e keqe, duhet kaluar sa më shpejt dhe të mbyllet nga skuadra.
Nuk e gjykoi dot unë atë rast të penalltisë. Rashica nuk është mnë lojtari jonë. Psikologjikisht kjo gjë ndikon. Pjesën teknike e diskutojmë, por Rashicës i them shumë suksese për të ardhmen dhe e falenderojmë. Nuk jam i zhgënjyer. Rashica sigurisht, do të jepte maksimumin po të donte. Nuk para zhgënjehem për këto gjëra. Nuk ishte ai arsyeja e humbjes në ditën e sotme.
E lëmë faturën në fund të vitit. Do të luftojmë akoma”, u shpreh Gjoka.