24
Emanuel Ernest është zyrtarisht lojtar i USM Alger. Tiranës i largohet kështu sulmuesi në ditën e fundit të merkatos së verës.
Ernest, me vlerën 300 mijë euro në tregun e “transfermarkt”, ishte edhe më i vlerësuari i skuadrës në repartin ofensiv. Tashmë Tirana duhet të bëjë pa të këtë sezon.USM Alger luan në elitën algjeriane. Prezantimi i Ernest erdhi pikërisht sot me kontratë të vlefshme rinovimin në përfundimin e sezonit.24-vjeçari luajti 15 ndeshje në total me bardheblutë.
Përgjatë pjesës së dytë në edicionin e kaluar shënoi 5 gola dhe asistoi 2 të tjerë. Klikoje Sport ka mësuar se shuma e transferimit shkon në 500 mijë euro, një shifër e rëndësishme për arkat e klubit bardheblu.