KATEGORIA E PARË/ Asnjë fitore në katër javë kampionat, trajneri dorëhiqet nga drejtimi (FOTO)

Erion Xhafa

Erion Xhafa nuk është më trajner i Lushnjës. Klubi e ka njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa tregon se vetë trajneri ka vendosur të dorëzojë detyrën për arsye personale.

Lushnja nuk njeh fitore në katër javët e para të Kategorisë së Parë. Të gjitha takimet janë mbyllur me barazime, ndërsa largimi i Xhafës vjen rreth 1 vit pasi u emërua në krye.

Njoftimi i Lushnjës:

“KF Lushnja njofton se trajneri Erion Xhafa, për arsye krejtësisht personale, ka vendosur të dorëzojë detyrën e tij në drejtimin e skuadrës sonë. Ky nuk është thjesht një lajm largimi, por një moment reflektimi dhe falënderimi për një profesionist që dha shpirtin, mundin dhe pasionin në fushë për ngjyrat verdhjeshile.

Gjatë kësaj periudhe, trajneri Xhafa nuk ishte vetëm udhëheqës teknik, por edhe një shembull për futbollistët tanë, një njeri që punoi me zemër dhe me përkushtim për klubin dhe qytetin tonë.

KF Lushnja i shpreh mirënjohjen e pakufishme për çdo ditë pune dhe për çdo emocion që i dhuroi ekipit dhe tifozëve tanë.

Faleminderit për gjithçka, Mister Xhafa! Lushnja do të mbetet gjithmonë shtëpia juaj!”

LEXO ME SHUME:Shënoi golin e fitores, Tayo Abiodoun Razak mesazh Skënderbeut: Jam i gatshëm sa herë të më jepet mundësia

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)